“Kam dhe 1 vit jetë”, ish-trajneri i Anglisë diagnostikohet me kancer: Nuk dorëzohem

11 Janar 2024 | 11:17

Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson është shprehur se ai ka ” në rastin më të mirë, një vit për të jetuar”, kjo pasi u diagnostikua me kancer.

75-vjeçari suedez ishte trajneri i parë i huaj që drejtoi Anglinë dhe udhëhoqi skuadrën në çerekfinale të Kupës së Botës 2002 dhe 2006 dhe Euro 2004.

“Unë do të rezistoj për aq kohë sa të mundem. Kam një sëmundje që është serioze. Rasti më i mirë në vit, rasti më i keq kam shumë më pak. Është e pamundur të thuhet saktësisht, kështu që është më mirë të mos mendosh për të”, tha Eriksson për Radion Suedeze P1.

Eriksson, i cili kishte një karrierë 42-vjeçare në menaxhim, u largua nga roli i tij më i fundit si drejtor sportiv në klubin suedez Karlstad 11 muaj më parë për shkak të problemeve shëndetësore.

Ai tha se po përpiqej të qëndronte pozitiv dhe “të bënte diçka të mirë” nga diagnoza e tij e kancerit.

“Ti përpiqesh të mashtrosh trurin, është shumë e lehtë të dorëzohesh, të bëhesh negativ dhe të ngecesh në shtëpi. Më mirë të provosh të shohësh pozitive dhe të mos dorëzohesh në kohë të vështira,” tha ai.

Eriksson filloi karrierën e tij menaxheriale me Degerfors në 1977 përpara se të bashkohej me skuadrën tjetër suedeze Gothenburg, ku fitoi titullin suedez, dy kupa suedeze dhe Kupën UEFA 1981.

Ai më pas vazhdoi të shijonte dy periudha me gjigantët portugez Benfica si dhe skuadrat italiane Roma, Fiorentina, Sampdoria dhe Lazio ku fitoi shtatë trofe duke përfshirë titullin e Serie A, dy Kupa të Italisë dhe Kupën e Fituesve të Kupave UEFA.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026