Ndahet nga jeta legjenda e futbollit gjerman Franc Bekenbauer

8 Janar 2024 | 17:35

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare legjenda e futbollit gjerman Franc Bekenbauer. Lajmin e hidhur për fansat e futbollit e ka konfirmuar familja e Bekenbauer.

Kapiteni legjendar i kombëtares gjermane dhe i Bajernit të Mynihut ishte një autoritet në futbollin botëror dhe në disa klasifikime ishte renditur si pjesë e formacionit më të mirë të të gjitha kohërave.

Bekenbauer karrierën e tij për klube e zhvilloi kryesisht me Bajernin e Mynihut që ishte edhe klubi i vendlindjes së tij. Me rekordmenët bavarez, ai luajti 427 ndeshje, duke shënuar edhe 60 gola, ndërsa i udhëhoqi drejt fitimit të Kupës UEFA dhe një trofeu në Bundesligë.

Mbrojtësi bavarez cilësohet nga shumëkush si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ishte kapiteni legjendar i Gjermanisë Perëndimore që u shpall Kampione Bote në vitin 1974, teksa më pas e fitoi atë trofe edhe si një trajner në vitin 1990.

Që pas vitit 2015, kur humbi djalin e tij, gjendja e tij shëndetësore “Kaizerit” kishte ardhur duke u përkeqësuar ndjeshëm në vitet e fundit. Ai kishte vuajtur shumë vitet e fundit për shkak të këtyre situatave shëndetësore dhe nuk merrte pjesë në asnjë aktivitet publik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026