Virozat sezonale/ Mjekët infeksionist: 90 urgjenca në ditë, rastet janë dyfishuar

11 Janar 2024 | 16:17

Përhapja e viruseve gripale në popullatë ka shtuar edhe rastet e komplikuar që kanë nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore. Në spitalin infektiv në QSUT, mjekët referojnë se janari ka shënuar rritje të këtyre rasteve.

Aktualisht në spitalin infektiv, janë 10 pacientë që po trajtohen për komplikacione të shkaktuara nga gripi dhe vetëm 1 me koronavirus.

Gripi ka regjistruar dhe viktimën e parë në fillim të muajit, janar, ndaj mjekët apelojnë që të bëhet kujdes. Ata rekomandojnë shmangien e grumbullimeve, vetëizolim në rastet kur jemi sëmurë, kontakt me mjekun dhe  përdorimin e maskave në poliklinika e spitale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026