Manjani kundër Bashës: Gabimi i Berishës që të mbrojti, më i akuzuari penalisht
Juristi Ylli Manjani kritikoi ashpër kreun e PD, Lulzim Basha në emisionin Now në Euronews Albania.
Manjani u shpreh se Basha është politikani të cilit iu dhanë më shumë shanse dhe nuk fitoi kurrë asnjë betejë, madje as bashkinë e Tiranë.
Sipas tij, Berisha ka bërë gabim që e ka mbrojtur pasi Basha nuk bëri asgjë për të çuar në fitore opozitën.
“Ka hyrë në politikë në 2005 si zotëri dhe s’ia zbriti karriges së pushtetit dhe është politikani që s’ka fituar asnjë garë, zero, madje as bashkinë e Tiranë s’e fitoi ai, po insistimi i Berishës për kutinë e fundit. Në momentin që ju dha mundësia e përsëritur që të drejtonte opozitën nën një mbrojtje superfantastike, plaku e ka mbrojtur atë dhe ka bërë gabim, se ai nuk emetoi asgjë për të fituar. Është politikani penalisht më i akuzuar në Shqipëri, penalisht, dhe ka firmosur kontratën më të shtrenjtë në historinë e këtij vendi, të gjitha koncesionet e Ramës bashkë nuk e bëjnë atë shumë”, tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta