Vaksinimi i mësuesve, tri qendra të hapura në Tiranë, disa refuzojnë dozat ‘Astrazenca

16 Mars 2021 | 17:13

Prej tri ditësh mësuesit e shkollave të Tiranës po injektojnë dozën e parë të vaksinës ‘Astrazeneca’. Megjithatë, një pjesë e tyre kanë zgjedhur ta refuzojnë këtë proces e të tjerë hezitojnë, pasi mbi 10 shtete europiane kanë ndalur përkohësisht vaksinimin me ‘Astrazeneca’ pas raportimeve se tek disa persona janë shkaktuar mpiksje gjaku.

Deri më tani nuk është gjetur ndonjë lidhje shkencore shkak-pasojë me vaksinën.

“Konfuzë, po unë do pyes ekspertin, nuk kam pse të dëgjoj lart e poshtë”, thotë një mësues.

Aktualisht në Tiranë janë të hapura tri pika vaksinimi për mësuesit, në shkollat  ‘4 Dëshmorët’, ‘Petro’ Nini Luarasi’ dhe ‘Ismail Qemali’.

“Në secilën prej këtyre shkollave vaksinohen rreth 6 shkolla të tjera, të cilat i mbulojnë qendrat shëndetësore respektive. Shkollën ‘Ismail Qemali’ e mbulon qendra shëndetësore numër 1 dhe numër 2, shkollën ‘Petro Nini’ e mbulon qendra shëndetësore nr. 8, dhe shkollën ‘4 Dëshmorët’ e mbulon qendra numër 4. Planifikojmë t’i shtojmë pikat e vaksinimit, shumë shpejt do hapim një pikë në Kombinat dhe Kamëz”, shprehet Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Pas injektimit të dozës së parë, për dozën e dytë mësuesit do të presin nga 8 javë deri në 12 javë.

“Sigurisht aludime ka pasur, aludime që kujdes mos e bëj, por që nuk hezitova e bëra”, shpehet një mësues.

“Unë zgjodha ta bëj, shumë mirë jam”, thotë një tjetër.

Aktualisht në të gjithë Shqipërinë janë mbi 1500 mësues të vaksinuar.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026