CNN: Piramida e Tiranës ndër projektet arkitekturore më të mira të vitit
“Në qendër të qytetit të Tiranës, banorët dhe vizitorët mund të ngjiten në një piramidë monumentale që dikur ishte simboli i ndritshëm i një diktature shtypëse”, kështu e nis artikullin media prestigjoze CNN kushtuar Piramidës së Tiranës.
CNN shkruan se Piramida është një nga 18 projektet e reja të arkitekturës që Architectural Digest e ka cilësuar si më nga spektakolarët të vitit përmes listës vjetore “ Works of Wonder ” ose “WOW”.
Çdo vit, lista WOW nxjerr në pah projektet e reja, më të jashtëzakonshmet në mbarë globin, ku në listën e këtij viti përfshihen objekte nga pesë kontinente të ndryshme. Ato përfshijnë një pishinë publike të rindërtuar dhe shndëruar në një qendër kulturore në Lagos, Nigeri; hapësirat ekspozuese lundruese të xhamit në Hiroshima, Japoni; një akuarium i ri i projektuar për t’u dukur si një gërmadhë e hapur në Mazatlán, Meksikë; dhe vendi i koncerteve me panele sferike LED në Las Vegas.
Sam Cochran, drejtor i karakteristikave globale të AD ka shpjeguar për CNN arsyet pse është zgjedhur dhe Piramida e Tiranës pjesë e listës WOW.
“Në një kohë kur ndryshimi i klimës duket i madh në imagjinatën tonë kolektive – dhe kur ndërtimet e reja vazhdojnë të lënë një gjurmë të madhe karboni – ndihej e rëndësishme të vihej në pah se si arkitektura ekzistuese mund të përshtatet për të ardhmen”, deklaroi Sam Cochran.
Lajmi është shpërndarë në rrjete sociale dhe nga kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta