Procesi i Berlinit| Tirana vishet me flamujt e BE, si duket nga brenda Piramida
Të hënën Tirana do të mikpres takimin e radhës së procesit të Berlinit. Piramida, vendi ku do mbahet kjo ngjarje po bëhet gati për të pritur liderët europian dhe ata të rajonit.
Piramida po bëhet gati që të hënën e 16 tetorit të mikëpres Samitin e radhës të Procesit të Berlinit.
Grupet në terren po i japin dorën e fundit punimeve që gjithçka të jetë gati për të pritur liderët europian dhe ata të Ballkanit perëndimor në Tiranë.
Edhe bulevardi i kryeqytetit është veshur me flamujt e vendeve që do të jenë pjesëmarrëse.
Kamera e Euronews Albania ishte këtë të shtunë në ambientet e brendshme të Piramidës, ku organizatorët po kryejnë punimet e fundit.
Odeta barbullushi, këshilltare e kryeministrit për BE dhe bashkëpunimin rajonal tregoi disa prej propozimeve që do të përcillen nga komisioni europian në këtë takim.
“Ne do të diskutojmë disa propozime konkrete që synojnë të afrojnë Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Europian dhe kryesisht me tregun e përbashkët në lidhje me atë sesi do të jetë ky plan i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe si mund të përkthehet në realitet ose cfarë impakti mund të ketë”, tha ajo.
Të dielën, një ditë përpara samiti do të mbërrijë në Tiranë, Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, ndërsa pjesa tjetër e liderëve do të jenë të pranishëm mëngjesin e së hënës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet