U zunë për motive banale, 51-vjeçari qëllon me thikë të riun
Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Cërrikut pasi qëlloi me mjet prerës një 35-vjeçar. Ngjarja ndodhi në fshatin Shtëpanjë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë që policia ka sekuestruar mjetin prerës, si dhe ka referuar materialet në prokurori për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shtëpanjë, një shtetas ishte dëmtuar me mjet prerës, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Si rezultat i veprime të shpejta policore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të këtij rasti, shtetasit A. H., 51 vjeç, banues në Cërrik, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ky shtetas, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në fshatin Shtëpanjë, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti prerës thikë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta