Pronari shet dy herë apartamentin në Tiranë, blerësit bëjnë “vetëgjyqësi”
Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi përmes mashtrimit ka shitur dy herë një apartament në qytetin e Tiranës.
Policia përmes një komunikate zyrtare bën me dije se ka nisur dhe një procedim ndaj njërit prej blerësve, pasi me vetëgjyqësi kanë dëmtuar apartamentin.
Blerësit e dytë janë një çift bashkëshortësh 52-vjeçar, të cilët kur kanë mësuar se apartamenti është shitur dy herë, kanë shkulur pllakat e banesës nga zemërimi.
Materialet proceduriale në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin A. M., 60 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. F., 52 vjeç dhe I. F., 52 vjeç (bashkëshortë). Shtetasi A. M. dyshohet se ka shitur 2 herë një apartament, me anë të mashtrimit, ndërsa shtetasit E. F. dhe I. F., me vetëgjyqësi, kanë dëmtuar pllakat e këtij apartamenti, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë