Jubileu i Papa Françeskut/ Nis restaurimi i bazilikës së Shën Pjetrit

12 Janar 2024 | 16:18

Bazilika e Shën Pjetrit po përgatitet për jubileun e madh të Papa Françeskut në vitin 2025. Vatikani ka zbuluar planet për restaurimin e baldakinit 29 metra të Lorenco Berninit, ose tendës mbi altarin kryesor.

Një vepër monumentale që pritet të jetë gati në fund të vitit dhe që do të kushtojë 700 mijë euro.

“Çdo gjë është e madhe në Shën Pjetër dhe po ashtu edhe sfida dhe ne e kuptojmë këtë. Ëngjëjt në kurorë janë 4 metra të lartë. Është një shtresë e hollë e akumuluar ndër vite, e përbërë nga pluhuri dhe grimcat, gjë që na detyron të bëjmë një analizë përfundimtare”-tha inxhinier Alberto Capitanucci, ekipi i restaurimit të Bazilikës së Shën Pjetrit.

Rreth 50 mijë persona vizitojnë çdo ditë Bazilikën e Shën Pjetrit. Gjatë punimeve, baldakini do të mbulohet, gjë që do të lejojë vazhdimin përgjatë gjithë vitit të celebrimeve liturgjike.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026