Lapaj flet për arrestimin e Berishës: Nuk u gëzova, por nëse do isha avokat i tij…
Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj tha në një intervistë për Euronews Albana se, shtrëngimi i masës së sigurisë në arrest shtëpie ishte i pritshëm duke qenë se ish-kryeministri kishte refuzuar të zbatonte masën e parë.
Lapaj tha se nëse do të kishte qenë avokati i Berishës do ta kishte këshilluar të paraqitjes në gjykatës sipas kërkesës, pasi siç theksoi çështja e gjykatës nuk zgjidhet në rrugë por në gjykatë.
“Nuk më gëzoi (arresti i shtëpisë për Berishën) sepse nuk më gëzon dëmi i askujt, burgu i askujt, por nga ana tjetër profesionale e prisja derisa shmangu masën detyrim paraqitjeje pasi ligji thotë se masa e sigurisë ashpërsohet nëse zbatohet. Nëse do kisha qenë avokati i tij… paligjshmëria në proces korrigjohet përmes procesi të ligjshëm, korrigjohet në gjykatë, përmes ankimit, padisë, kundërpadisë, përmes kërkesave dhe procesit. Nuk zgjidhet çështja e gjykatës në rrugë, por në gjykatë, ndaj ka gjyqësori disa shkallë, që edhe po gaboi një shkallë e korrigjon një tjetër”, tha Lapaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lapaj zbulon takimin me ish-ambasadoren Kim në SHBA: Pika “kyçe” e diskutimeve
- Berisha: Rama do Shqipëri pa opozitë. Balla shkatërroi sistemin TIMS
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë