“Ka spiunë, ndjekin kush blen tulla”- juristi: Si i kapin qytetarët që ndërtojnë
Juristi, Jordan Daci, komentoi në emisionin Review në Euronews Albania, vendimin e qeverisë për të konfiskuar katet pa leje. Daci e cilësoi vendimin si një formë që u vjen në ndihmë ndërtuesve për të legjitimuar shkeljen e ligjit duke u legalizuar falas objektin, pasi këta të fundit i kanë blerë me një çmim mesatar rreth 200 euro për metër katrorë.
Gjithashtu juristi tregoi nga ana tjetër dhe mënyrën si organet kontrollojnë dhe godasin qytetarët që kryejnë ndërtime të vogla. Ai tha se në çdo pikë të shitjeve të materialeve ka nga një spiun që raporton dhe ndjek ku shkojnë materialet e tullave ose hekurit që blihen nga qytetarët.
Ndërkohë së sipas tij për katet pa leje në kulla, autoritetet “mbyllin sytë”.
“Gjurmojnë që në momentin e parë që blihet materiali, ka një spiun që raporton dhe ndjek materialet mbrapa ku i çojnë. I ndjekin nga mbrapa, kjo është mënyra si i kapin ndërtimet pa leje. Në momentin që ti shkon të blesh materiale ndërtimi, tulla ose hekur, ke një që raporton, se patronazhista kemi me shumicë, dhe të ndjekin mbrapa për të zbuluar ku bëhet ndërtimi. Nëse kaq pasion dhe zell do të kishin dhe për katet e pallateve pa leje do të ishte shumë e thjeshtë. Është çështje vullneti, për të gjetur katet pa leje mjafton që të ulesh në një kafe dhe të numërosh katet. Skedën e ke te ndërtimi dhe thotë kaq kate, nuk po flasim për gjysmë kati shtesë, ata bëjnë 5 kate shtesë”, tha Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta