Fushata për Tiranën, tre kandidatë të rinj shpalosin idetë në ‘Ilva Now’
Tre kandidatë të rinj që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Tiranës, Eljo Hysko, deputet i Partisë Socialiste, Fabian Topollaj, kandidat i Bindjes Demokratike dhe Elida Hoxha, kandidate e Lëvizja për Ndryshim po shpalosin idetë e tyre në studion e Ilva Now.
Kandidatja e Lëvizja për Ndryshim, Elida Hoxha e cila është edhe pedagoge e Shkencave të Natyrës tha se përfshirjen në politikë e sheh si nevojë për të kontribuar në atë ndryshim që sipas saj presin të gjithë pas një trazicioni të gjatë.
Për Fabian Topollaj, kandidat i Bindja Demokratike, problemi më i madh qëndron në modelin e sistemit politik bipolar, që sipas tij duhet përmbysur.
Shqipëria ka nevojë sot të thyejë këtë monopol të bipolaritetit”, tha ai.
Sipas deputetit të Partisë Socialiste, Eljo Hysko sistemi i ri u jep mundësinë të gjithëve që janë në garë pavarësisht moshës apo renditjet në listë.
Zgjedhjet e 25 prillit për ish-kreun e FRESSH janë një mundësi e mirë për të adresuar prioritetet e të rinjve në diskursin politik.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës