Topollaj: Të rinjtë e partive të mëdha kanë ardhur në degradim, janë bërë servilë të kryetarit
Kandidati i Bindjes Demokratike për qarkun e Tiranës, Fabian Topollaj, tha për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se çështja e të rinjve në politikë nuk duhet parë si çështje moshe, por çështje koncepti dhe mendësie.
Sipas tij, ka pasur një disproporcion mes mbështetjes që u është dhënë të rinjve në politikë me rezultatin që ata kanë dhënë.
Për z. Topollaj të rinjtë e partive të mëdha, trashëgimtarë të paraardhësve të tyre kanë ardhur në degradim duke u shndërruar në servilë të kryetarit.
“Nano ka pasur probleme si lider, por ishte më liberal dhe Rama si pasardhës i tij është në regres të dukshëm. Pasardhësit e Ramës më duken më keq se Edi Rama. Një prej tyre ishte Sajmir Tahiri. Nëse Rama e ktheu në politikë kanabizimin e vendin, Tahiri e bëri vetë.
E njëjta gjë edhe në PD, Berisha ka pasur shumë probleme, por Basha është shumë më i dobët. Salianji që u promovua nga Basha në politikë është më rëndë akoma. të rinjtë e partive të mëdha kanë ardhur ne degradim, pasi janë bërë servilë dhe kopje të kryetarit. Duhet mendim i ri në politikë, nuk ka rëndësi mosha”, tha z. Topollaj.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje