Fushata në Tiranë, zyrat elektorale bosh, takimet realizohen në kafe

16 Mars 2021 | 21:50

Dhjetë ditë para nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, në Tiranë, qarkun me numrin më të madh të mandateve, nuk ka atmosferë.

Megjithëse partitë kryesore politike kanë krijuar zyrat e tyre elektorale, pjesa më e madhe e tyre qëndrojnë të mbyllura.

E vetmja zyrë që gjetëm hapur këtë paradite ishte ajo e partisë demokratike në zonën pranë stadiumit Dinamo, por edhe ajo bosh.

Sipas burimeve nga kjo zyrë qytetarët që i frekuentojnë zakonisht janë ata që interesohen nëse e kanë emrin në listat e zgjedhjeve apo jo.

Flamujt në rrugë apo banerat mungojnë tërësisht.

Pandemia duket se e ka zhvendosur fushatën nga zyrat elektorale në kafenetë e shumta të lagjeve të kryeqytetit, nga ku herë pas here kandidatët e listës së deputetëve në këto zgjedhje shfaqen në takimet e tyre elektorale. Disa herë duke i respektuar rregullat e pandemisë, sa i takon numrit të pjesëmarrësve në takim e disa të tjera jo.

Pas prezantimit të listës së kandidatëve, Edi Rama ka deklaruar dhe objektivin bazë të partisë që ai drejton në lidhje me mandatet që synon të marrë në Tiranën në zgjedhjet e 25 prillit.

“Objektivi bazë për Tiranën është 19 mandate, ndërsa ai maksimal 20”, u shpreh pak ditë më parë kryeministri Rama.

Të njëjtin objektiv duket se ka edhe partia demokratike.

“Partia Demokratike në sondazhet e saj dhe në llogaritë e saj vlerëson që merr 20 deputetë në qytetin e Tiranës”, ka thënë ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku.

I pyetur nga Euroneës Albania në lidhje me objektivin konkret sa i takon numrit të mandateve që PD synon të marrë në këto zgjedhje kreu i PD, Lulëzim Basha nuk ka pranuar të flas me shifra, por ka vënë theksin tek pjesëmarrja në zgjedhje.

“Pa diskutim të gjitha shtabet elektorale të partisë demokratike, natyrisht në koordinim me aleancën për ndryshim dhe LSI kanë objektiva shumë të qarta të cilat do të çojnë në maksimizimin e votës. E rëndësishme është që çdo shqiptarë që do ndryshim të shkoj në kutinë e votimit dhe të votoj në 25 prill”, është shprehu kryedemokrati.

Teksa politika ka ashpërsuar tonet në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, qytetarët e Tiranës duken të tërhequr në problemet e përditshme nga të cilat nuk kanë shpresë se do të ndahen çfarëdo që të ndodh pas 25 prillit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021