Raporti: Pesë personat më të pasur në botë dyfishuan pasurinë e tyre

15 Janar 2024 | 10:48

Pasuria e përbashkët e pesë personave më të pasur në botë është rritur më shumë se dyfish krahasuar me vitin 2020, përkatësisht në 869 miliardë dollarë, përderisa 5 miliardë persona janë bërë më të varfër, tha grupi kundër varfërisë, Oxfam.

Në raportin e Oxfamit, që është publikuar në javën që mblidhen elita në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, gjeti se miliarderët tani janë aksionarë në 7 nga 10 kompanitë më të mëdha në botë.

Oxfam bëri thirrje më 15 janar që qeveritë të frenojnë pushtetin e korporatave duke prishur monopolet, duke vendosur taksa mbi fitimet e mëdha dhe pasuritë, duke promovuar alternativa për kontrollin e aksionarëve, të tilla sikurse forma që pronësinë ta kenë punonjësit.

Vlerësohet se 148 korporatat kryesore kanë pasur fitim prej 1.8 trilion dollarë, 52 për qind më shumë sesa mesatarja 3-vjeçare, duke u mundësuar që aksionarët të kenë fitime dhe miliona punëtorë të përballen me krizat e kostos së jetesës, përderisa inflacioni çoi në uljen e pagave.

“Kjo pabarazi nuk është aksident. Klasa e miliarderëve po sigurohet që korporatat t’u mundësojnë atyre më shumë pasuri në kurriz të të tjerëve”, tha shefi i Oxfamit, Amitabh Behar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026