Serbia forcon masat kufizuese, mbyllen të gjitha bizneset, qytetarët zgjedhin më shumë vaksinën kineze
Qeveria serbe vendos të forcojë masat kufizuese, pasi vendi po përballet me një rritje të rasteve të të infektuarve me COVID-19. Që nga nisja e muajit mars rastet ditore kanë arritur kulmin në mbi 4000 të infektuar. Në 24 orët e fundit në Serbi u raportua për 5201 të infektuar dhe totali i viktimave ka arritur në shifrën 4778.
Duke nisur nga dita e sotme autoriteteve vendosën se të gjitha bizneset do të qëndrojnë të mbyllura, me përjashtim të dyqaneve ushqimore, farmacive dhe pikave të karburanteve. Kopshtet do të qëndrojnë të hapura, ndërsa nxënësit e shkollave do të vijojnë për një javë mësimin online.
Kryeministrja Ana Brnabic, e cila bëri me dije masat e reja, shpjegoi se ky vendim do të mbetet në fuqi deri të hënën e ardhshme, kur qeveria do të vendosë nëse do t’i zgjasë ato apo jo
“E vetmja zgjidhje është vaksinimi. Për momentin ky proces në Serbi është i kënaqshëm dhe çdo ditë 10,000 deri në 12,000 njerëz regjistrohen për t’u vaksinuar”, tha Ana Brnabic, kryeministre e Serbisë.
Por masat e reja kufizuese rëndojnë edhe më shumë anën ekonomike.
Një menaxher restoranti në Beograd shprehet se këto kufizime do të rëndojnë vështirësitë në drejtimin e bizneseve, por janë të gatshëm të zbatojnë masat me shpresën që pandemia së shpejti do të vihet nën kontroll.
Serbia, një vend me rreth shtatë milionë njerëz, filloi fushatën e saj të vaksinimit në mes të dhjetorit 2020.
Deri më tani, rreth 800,000 njerëz kanë marrë dy doza vaksinash, kryesisht të vaksinës ‘Sinopharm’ nga Kina. Qytetarët serbë janë të vetmit në Evropë që mund të zgjedhin nëse duan të vaksinohen me vaksinën kineze, ruse, Astrazeneca apo të Pfizer.
Kryeministra Brnabic bëri me dije se 16,380 vaksina të kompanisë Pfizer u dorëzuan dje në Serbi, një ngarkesë shtesë prej 60,000 dozash të të njëjtit prodhues do të mbërrijë të hënën dhe sasi të reja të vaksinës ‘Sputnik V’ pritet të mbërrijnë deri në fund të kësaj jave.
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta