I dehur me motor shkaktoi aksident, arrestohet inspektori i Policisë në Divjakë

15 Janar 2024 | 15:43

Një inspektor policie në Divjakë ka rënë në prangat e Policisë, pasi teksa ishte në gjendje të dehur me motoçikletën e tij është përplasur me një automjet tip “Mercedes Benz”.

Sipas AMP, punonjësi i Policisë nuk ishte në shërbim në momentin e aksidentit dhe fatmirësisht nga përplasja pati vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për hetime të mëtejshme.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) ka arrestuar në flagrancë sot punonjësin e policisë Inspektor K. LL., 60 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi rreth orës 11:30, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut, në aksin rrugor Lushnje-Divjakë, duke drejtuar në gjendje të dehur motocikletën e tij është përplasur me automjetin Mercedes Benz, që drejtohej nga shtetasi K. D. Punonjësi i policisë nuk ishte në shërbim në momentin e ngjarjes.

Pas kryerjes së testit të alkolit, rezultoi se punonjësi i policisë K. LL. ishte në gjendje të dehur në masën 2.000 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për hetime të mëtejshme.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit dhe vetëpastrimin e Policisë, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe për Shpëtimin, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026