“Planifikojnë të kenë 5,500 ushtarë”, Vuçiç: SHBA po armatos Kosovën

16 Janar 2024 | 09:32

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Kosova po krijonte forca të armatosura jashtëzakonisht të fuqishme dhe se Shtetet e Bashkuara po e drejtonin operacionin, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke nënvizuar se për këtë arsye Serbia duhej të përforconte në mënyrë drastike ushtrinë e vet.

“Ata planifikojnë të kenë 5,500 ushtarë profesionistë në të ashtuquajturat Forca të Sigurisë së Kosovës deri në vitin 2027, dhe 20,000 trupa më shumë në rezerva ushtarake”, tha Vuçiç gjatë një vizite në Qendrën Operative të Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake (VBA).

Presidenti tha se ndihma më e madhe ushtarake për Kosovën ka ardhur nga SHBA, Turqia, Gjermania, Britania e Madhe por edhe nga Kroacia fqinje. Sipas presidentit, situata nuk është aspak e lehtë, pasi Serbia është e rrethuar nga shtete të Aleancës së NATO-s, trupat e të cilëve ishin vendosur edhe në Bosnje-Hercegovinë, edhe pse Bosnja nuk është anëtare e NATO-s.

Vuçiq tha se ishte absolutisht e sigurt se prania dhe veprimet e shërbimeve të ndryshme të inteligjencës dhe shërbimeve të tjera të huaja ishin intensifikuar në Serbi, duke shtuar se pjesa më e madhe e shpenzimeve shtetërore do të jetë për ushtrinë serbe këtë vit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026