Serbët publikojnë hartën e Serbisë së Madhe: Do formohet në 2030
Disa serbë kanë filluar të publikojnë harta në TikTok me territoret e Serbisë së Madhe, të cilat, sipas tyre, do të formohen në vitin 2030.
Dy tentativa të dështuara në shekullin e kaluar, sipas të gjithave, nuk ndikuan negativisht në optimizmin e gjeneratës së re të serbëve të mëdhenj, të cilët i regjistrojnë ëndrrat e tyre politike në rrjetet sociale, shkruan Slobodna Dalmacija.
Lajmi është se përveç viktimave të zakonshme të pretendimeve territoriale të Serbisë së Madhe (Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova), sipas planit të fundit, të propozuar në TikTok, përfshihen edhe pjesë të Rumanisë dhe Bullgarisë, Shqipërisë dhe Hungarisë. Të gjitha këto sipas hartës e bëjnë Serbinë e madhe.
Autori i videos së TikTok, në një përpjekje të dështuar për humor, krahasoi Kroacinë imagjinare me Gazën palestineze dhe Bregun Perëndimor.
Gjegjësisht, sipas fjalëve të tij, pas krijimit të Serbisë së Madhe, nga Kroacia do të mbeteshin dy enklava: Sllavonia Perëndimore dhe pjesa në perëndim të linjës Karlobag-Karllovac-Virovitica.
“Meqenëse gjenerata që dinte të përdorte tanke dhe topa nuk arriti të krijonte Serbinë e Madhe, është e sigurt që punën do ta bëjë më mirë një gjeneratë e aftë në rrjetet sociale”, shkruan Slobodna Dalmacija.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë