Zbulohet data, kur pritet të mblidhet komisioni i reformës zgjedhore

16 Janar 2024 | 12:42

Në nisje të sesionit të ri parlamentar debati për Reformën Zgjedhore duket se është shndërruar në krye-temë e debatit politik në vend.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore pritet të mblidhet ditën e premte, 19 janar, në orën 11:00.

Mbledhja e komisionit vjen pas takimit të patur mes përfaqësuesve të OSBE dhe bashkëkryetarit socialist të komisionit të posaçëm, Damian Gjiknuri.

Gjiknuri bëri me dije se në takim u diskutua në lidhje rifillimin e punës së komisionit për reformën zgjedhore. Sipas deputetit socialist, synim i punimeve të këtij komisioni mbeten rekomandimet e OSBE-ODHIR, si dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sakaq përfaësuesit e OSBE pritet të takohen pasditen e kësaj të marte dhe me bashkëkryetarin tjetër të reformës zgjedhore nga radhët e opozitës, Enkelejd Alibeajn.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026