9 persona humbin jetën nga përmbysja e autobusit në Turqi

16 Janar 2024 | 12:43

Nëntë persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën në Turqi kur një autobus ndërqytetës u përmbys pranë qytetit të Mersinit.

Në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë, ndërsa aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit, njoftojnë autoritetet.

Autobusi Dilmenler Mardin, i cili po udhëtonte nga Marmaris në Mardin, goditi një gardh dhe u përmbys në dalje të tunelit Yenikaş në autostradën D-400.

Guvernatori i Mersinit, Ali Hamza Pehlivan tha se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 01.15. në rrugën Mersin-Antalia, 170 kilometra nga qendra e qytetit, transmeton agjencia Anadolu.

“Aksidenti tragjik i trafikut ndodhi kur autobusi i pasagjerëve, i cili po lëvizte në drejtim të Mersinit me 40 pasagjerë dhe 3 shoferë, u përmbys në dalje të tunelit Sariyar për shkak se shoferi humbi kontrollin e timonit”, tha guvernatori.

Ai shtoi se 13 të lënduar janë në gjendje të rëndë dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Pehlivan tha se pamjet e kamerave të vëzhgimit tregojnë se autobusi hyn në kthesë me shpejtësi të madhe, godet një gardh dhe bie në një kanal.

Shoferi ka humbur kontrollin në kthesë në dalje të tunelit, me shumë gjasa për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme”, shtoi Pehlivan dhe deklaroi se rruga ishte e rrëshqitshme për shkak të reshjeve të shiut dhe se më shumë detaje do të dihen pas përfundimit të hetimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026