Ai beson se përparimi në këtë fushë me rritje të shpejtë të kërkesave kërkonte një kombinim të artit dhe teknologjisë. Stafi në departament përfshin specialistë që punojnë me polimere, si dhe artistë dhe modelues 3D.
Për momentin laboratori po zhvillon një prototip të një roboti humanoid mashkull, të quajtur Alexei, dhe prodhimi masiv është planifikuar të fillojë në fund të vitit.
Promobot furnizon me robotët e saj zyrat qeveritare dhe Universitetet Ruse. Kompania gjithashtu nënshkroi kontrata të reja me disa universitete të SHBA.
Në vitin 2019, Promobot V.4 u bë punonjës i Kolegjit Amerikan të Karolinës së Veriut.
Promobot, një kompani e themeluar në 2015 në qytetin Siberian të Perm, ka departamente në Filadelfia dhe Hong Kong. Robotët punojnë në 40 vende të botës si administratorë, promovues, këshilltarë, udhëzues dhe portierë, duke zëvendësuar ose plotësuar punonjësit njerëzorë.
LEXONI GJITHASHTU: