Goditet me raketë anija greke në Detin e Kuq

16 Janar 2024 | 15:14

Një anije greke me flamur Malta është goditur me raketë në Detin e Kuq në brigjet e Jemenit, kështu ka njoftuar firma e sigurisë detare Ambrey.

Sipas BBC, ky është incidenti i tretë që përfshin transportuesin me shumicë, që besohet të quhet Zografia, në 24 orë. Incidenti i së martës vjen pasi ushtria amerikane njoftoi se kishte konfiskuar armë të furnizuara nga Irani për rebelët Huthi gjatë një operacioni javën e kaluar.

Ndërkohë, SHBA-ja ka goditur më shumë objektiva në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit. Një zyrtar i tha CBS, partnerit amerikan të BBC-së, se SHBA kreu sulme të mëtejshme në pozicionet e Houthive gjatë natës.

SHBA dhe Britania e Madhe nisën një valë sulmesh ajrore kundër dhjetëra objektivave Houthi më 11 janar pas sulmeve të grupit të mbështetur nga Irani mbi anijet në Detin e Kuq.

Nuk dihet ende se çfarë është sulmuar në operacionin e fundit amerikan.

Huthi-t janë zotuar të hakmerren dhe të dielën Shtetet e Bashkuara thanë se kishin rrëzuar një raketë të gjuajtur drejt një prej anijeve të saj luftarake nga një zonë Huthi në Jemen.

Disa anije janë shënjestruar nga luftëtarët e lëvizjes që nga nëntori në shenjë proteste ndaj luftës së Izraelit me Hamasin.

Huthi-t thonë se ata kanë në shënjestër anijet që janë në pronësi izraelite, me flamur ose operuar, ose që po shkojnë drejt porteve izraelite. Megjithatë, shumë prej tyre nuk kanë lidhje me Izraelin.

Deti i Kuq lidh Oqeanin Indian me Mesdheun nëpërmjet Kanalit të Suezit, por disa linja detare kanë njoftuar se tani po devijojnë rreth Kepit të Shpresës së Mirë për të arritur në Evropë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026