Bashkimi Europian shton në listën e terroristëve udhëheqësin e Hamasit

16 Janar 2024 | 16:16

Listës së terroristëve të BE-së i është shtuar të martën dhe udhëheqësi politik i Hamasit, Yahya Sinwar. Kjo masë e ndërrmarrë ndaj tij, e lejon bllokun të ngrijë fondet dhe pasuritë financiare, në vendet anëtare të unionit dhe të ndalojë operatorët me bazë në BE të vënë burimet ekonomike në dispozicion të tij.

Sinwar, komandant i forcave të armatosura të Hamasit, i është shtuar po të njëjtës listë në Shtetet e Bashkuara, në vitin 2015. Raportohet që ai të jetë përfshirë në sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit që provokoi luftën me Izraelin. Që nga ky moment, edhe Mbretëria e Bashkuar e vuri atë në shënjestër në një paketë sanksionesh dhjetorin e kaluar.

Yahya Sinwar bëhet kështu udhëheqësii tretë i lartë i Hamasit që sanksionohet personalisht nga BE, pas Mohammed Deif dhe Marwan Issa, komandantë të lartë të krahut ushtarak të Hamasit. Qëllimi i këtyre sanksioneve synon “mbytjen” e burimeve finanaciare të Hamasit dhe parandalimin ne militantëve të Sinwar për të ndërmarrë aksione të tjera luftarake.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026