“Jehona jonë”, skena e TKOB do kumbojë me këngë dhe valle nga trevat shqiptare
Mbrëmjen e sotme në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullor vjen me shfaqjen “Jehona Jonë”. Drejtuesit e Ansamblit thonë se ky aktivitet do të sjellë veprat më të mira të traditës.
Do të jehojë Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit mbrëmjen e 16 Janarit, me ison e jugut dhe tupanin e veriut, nën interpretimin e Orkestrës, Solistëve, Grupit të Valleve dhe Grupit Koral të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Shqipëria etnike shquhet për trashëgiminë e pasur kulturore të karaktetizuar nga një larmishmëria. Çdo trevë ka kostumet, muzikën, vallet dhe ritualet e tij dalluese.
Nga Çamëria në Kosovë, nga Bregu në Korab, traditat më të bukura shqipe, këngët, vallet, vajet e gëzimet do performohen mjeshtërisht në Skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, për të përcjellë me besnikëri traditën shekullore tek brezat e rinj.
Shfaqja i bën jehonë traditave më të mira kulturore të popullit shqiptar me muzikë origjinale dhe valle të mahnitshme të cilat vijnë për publikun të interpretuara mjeshtërisht nga artistët e Ansamblit Popullor.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta