Vrau sozinë e saj për ti marrë identitetin, 24-vjeçarja gjermane del para gjykatës

17 Janar 2024 | 15:49

Një grua gjermane ka dalë në gjyq e akuzuar për vrasjen e një gruaje që i ngjante asaj me qëllim që të falsifikonte vdekjen e saj. Sharaban K, 24 vjeç dhe një 25-vjeçar dyshohet se e kanë përzgjedhur viktimën për pamjen dhe moshën pasi ajo dukej njësoj si Saraban.

Prokurorët thonë se ajo kishte planifikuar të fshihej dhe të fillonte një jetë të re, por u kap të nesërmen. Ajo dhe bashkëpunëtori i saj i dyshuar i mohuan akuzat.

Sipas dokumenteve të gjykatës, gjermano-irakenia Sharaban K, e cila ishte 23 vjeç në kohën e vrasjes në gusht 2022, kishte kërkuar gra që i ngjanin asaj në Instagram dhe më pas u përpoq t’i takonte ato me premtime të ndryshme.

Prokurorët thonë se viktimës, një gruaje 23-vjeçare me origjinë algjeriane e quajtur Khadidja O, iu premtua trajtim falas në një sallon bukurie. Ajo u kap në qytetin Eppingen në Gjermaninë jugore dhe më pas u çua, gjoja nga dy të akuzuarit, drejt Ingolstadt në Bavari.

Gjatë rrugës, prokurorët thonë se viktima u godit me thikë 56 herë dhe u godit në kokë para se trupi i saj të braktisej në një pyll në makinën e zezë Mercedes të Sharaban K.

Kur u zbulua trupi i saj, fillimisht mendohej se kishte vdekur vetë Sharaban K. Mirëpo, ajo dhe 25-vjeçari, Sheqir K, janë arrestuar si të dyshuar për këtë rast të nesërmen pasi janë pikasur në një piceri lokale.  Familja e Sharaban K thuhet se e ka origjinën nga një komunitet jezidi në Irakun verior dhe media gjermane raporton se martesa e saj e dështuar mund të ketë qenë motivi që ajo të përpiqet të falsifikojë vdekjen e saj.

Pas ekzaminimit të provave të mëtejshme, duke përfshirë intervistat me dëshmitarët dhe regjistrat e bisedave, policia ngriti akuza të tjera kundër çiftit. Dyshja dyshohet gjithashtu se punësuan një vrasës me pagesë për të vrarë vëllain e ish-partnerit të saj. Megjithatë, vrasësi i dyshuar, i cili mori një depozitë prej 5,000 € nuk e kreu vrasjen.

Procedurat në ditën e parë të gjyqit u vonuan ndjeshëm. Avokatët mbrojtës argumentuan se nuk ishte i mundur një gjykim i drejtë pasi prokurorët kishin dorëzuar së fundmi dokumente shtesë të cilat mbrojtjes i duhej kohë shtesë për t’i shqyrtuar dhe kërkuan pezullimin e procedurave.

Prokuroria e hodhi poshtë argumentin, duke thënë se nuk ishte e pazakontë që dokumentet shtesë të dorëzoheshin pas një aktakuze. Gjykata pritet të vendosë nëse do të pezullojë procedurat javën e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026