Gjen sozinë në Instagram dhe e vret, shqiptari ndihmon shoqen të inskenojë vdekjen

31 Janar 2023 | 12:07

Një 23-vjeçare gjermano-irakiane kërkoi një të ngjashme në Instagram dhe e vrau me një mik për të falsifikuar vdekjen e saj, besojnë prokurorët në Bavari.

Kur trupi i mbuluar me gjak i një gruaje të re u gjet gushtin e kaluar në një Mercedes të parkuar në Ingolstadt, raportet paraprake e identifikuan viktimën si Sharaban K., një estetiste 23-vjeçare me bazë në Mynih, me origjinë irakiane.

Edhe pse disa anëtarë të familjes së Sharaban K. e kishin identifikuar trupin, një raport i autopsisë të nesërmen ngriti pikëpyetje mbi identitetin e vërtetë të viktimës.

Pas hetimeve të kryera nga policia viktima u identifikua si Khadidja O., një blogere e njohur algjeriane me banim në Gjermani.

Me flokë të gjata të zeza të drejta, me fytyrë të ngjashme dhe grim të rëndë, të dyja gratë dukeshin “çuditërisht njësoj”, tha policia, duke bërë që shtypi gjerman t’i referohej rastit si “vrasje e çuditshme”.

Së bashku me një kosovar 23-vjeçar, të quajtur Sheqir K., 23-vjeçarja u ndalua nga policia bavareze më 19 gusht 2022, megjithëse autoritetet nuk dhanë fillimisht asnjë shpjegim për shoqërimin e tyre.

“Hetimet na kanë bërë të supozojmë se e akuzuara donte të zhdukej për shkak të një mosmarrëveshjeje familjare dhe të falsifikonte vdekjen e saj për këtë qëllim,” tha Veronika Grieser nga zyra e Prokurorit të Shtetit të Ingolstadt, mëngjesin e kësaj të hëne.

“Arma e krimit nuk është gjetur, por provat janë të shumta”, tha një zëdhënës i policisë, Andreas Aichele, për tabloidin Bild. “Viktima u vra me mbi 50 goditje të thikës, fytyra e saj u shpërfytyrua plotësisht”, shtoi ai.

Prokurorët pretendojnë se shqiptari nga kosova dhe 23-vjeçarja e futën viktimën në sediljen e pasme të Mercedesit të tyre dhe u nisën për në Ingolstadt, ku e ekzekutuan në mënyrë makabër me thikë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026