Bie çmimi i naftës, me sa do të tregtohen karburantet
Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë vendimin e marrë në lidhje me tregtimin e karburanteve në vend.
Çmimi i shitjes me pakicë për naftën do të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litri.
Çmimi i naftës në pompë shënon një ulje 6 lekë për litër nga çmimi i vendosur së fundmi nga Bordi i Transparencës.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 190 lekë/litri, duke shënuar një ulje me 1 lek për litër.
Ndërkohë që çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet, duke qëndruar në të njëjtat nivele.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër, duke pësuar një ulje me 10 lekë për litër.
Bordi bën me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në datë 31 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren