“Covid-19 e ka humbur fuqinë vdekjeprurëse”- Mjekja: Nuk përbën rrezik për Europën

17 Janar 2024 | 21:15

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, është shprehur se Covid-19 nuk përbën më një rrezik për Europën.

Komentet Dollenberg i bëri në Euronews Albania, ku tha se Gjermania është në zonën e gjelbër të Covid 19, me rreth 50 raste të reja në javë.

Ajo tha gjithashtu se Covid 19 e ka humbur fuqinë vdekjeprurëse dhe shtoi se pacientët nuk duhet të nxitojnë në përdorimin e antibiotikëve, sidomos kur merren pa recetë nga mjeku.

“Covid e ka humbur fuqinë e tij vdekjeprurëse. Ai që infektohet nuk ka më rreziqet për t’u shtruar në spital. Është gabimi më i shpeshtë ai i dhënies të antibiotikut sapo pacienti shfaq shenja ftohje. Kjo është e gabuar sepse e dimë shumë mirë që infeskionet virale, përfshirë edhe Covid, nuk kurohen me antibiotik.

Gjermania është në atë zonën e gjelbër, me 50 raste në javë, ndërkohë që Spanja apo vende të tjera po hyjnë në zonën portokalli me 50-100 raste të reja. Vaksinat kanë bërë që rastet e reja të shërohen shumë shpejt. Europa është jashtë një rreziku për një pandemic të re”, tha Dollenberg.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia në Kurbin. Arrestimi i tyre erdhi gjatë operacionit “Vigjilenca 3” ku u kapën në flagrancë në...
12:59 | 25/06/2026

Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi këtë të enjte ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Bardhi u shpreh se...
12:33 | 25/06/2026

Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”

Shoqëria SORI-AL ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me publikimet e fundit mbi një ngjarje të raportuar në Akademinë e Sigurisë, ku disa studentë...
12:30 | 25/06/2026