“Rama është tradhtuar”, Kryemadhi tregon objektivin e 25 prillit: Sa mandate synon LSI-ja
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi foli për modelin e fletës së votimit, ku tha se ligji e sanksionon qartë se ajo duhet të bëhet me emër.
“Në fakt Kodi zgjedhor e thotë të qartë se duhet me emër, sepse njerëzit nuk shkojnë dot të votojnë për numra. Por kjo do të jetë në dorë të KQZ”, tha ajo.
Ajo komentoi tensionet e fundit në vend për të cilat tha se akte të tilla nuk i shtojnë votat kryeministrit.
“Unë besoj se çdo tension politik nuk ia shton votat as Edi Ramës, por nuk ia pakëson votat opozitës. Nuk besoj se i tremb njerëzit, por refuzojnë të përgjigjen dhe të debatojnë”, theksoi Kryemadhi.
Lidhur me përplasjen e militantëve të PD-së dhe PS-së në Elbasan pak ditë më parë, e para e LSI-së theksoi se veprime të tilla faktuan se kryeministri Rama është tradhtuar nga Policia dhe nga Grada e Republikës.
“Ajo tregoi se Edi Ramën e kanë tradhtuar Policia dhe Garda e Republikës se unë nuk pashë ndonjë tregim force. Tregoi se grupi i shoqërimit të Edi Ramës nuk kanë marrë përgjegjësinë për të ruajtur kryeministrin”, theksoi ai.
Pyetur nga gazetarja Ilva Tare se cilat janë objektivat e LSI-së në përballjen e 25 prillit, znj. Kryemadhi tha se minimumi synon të marrë 30 deputetë.
“Të kaloj 30 mandate dhe do mendoja që pse jo se po të ketë një angazhim të jashtëzakonshme, LSI mund të bëjë edhe gol shumë të madh për të sjellë një mentalitet dhe shans njerëzve”, shtoi ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës