Shkatërrohet banda shqiptaro-kolumbiane në Spanjë, sekuestrohen 125 kg drogë
Gjashtë persona janë arrestuar ditën e sotme në Spanjë në kuadër të operacionit policor të koduar “BOAN”.
Sipas mediave të huaja, grupi ishte i përfshirë në trafik droge, pastrim parash, mashtrim me energjinë elektrike dhe anëtarësim në organizatë kriminale.
Konkretisht u arrestuan 5 burra dhe një grua, nga 41 deri në 55 vjeç, të kombësisë shqiptare dhe kolumbiane.
Hetimi filloi kur policia zbuloi një konteiner mbeturinash me 36 kg marijuanë me lule. Gjatë hetimit, u konstatua se organizata kishte një hierarki të fortë, me drejtuesin e saj që bënte udhëtime mujore në Londër, aty ku supozohej se kishte edhe vendbanimin.
Si rezultat i procedimit, janë kryer pesë kontrolle, dy banesa, dy magazina industrial. Në total u gjetën 125 kg marijuanë, një pistoletë, 4000 euro cash dhe të gjitha furnizimet e nevojshme për kultivimin dhe prodhimin e marijuanës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë