Komisioni i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Katër propozimet e PD

19 Janar 2024 | 10:39

Enkelejd Alibeaj nga radhët e Partisë Demokratike, ka dalë në një deklaratë për mediat pak para nisjes së mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Ai ka theksuar dhe njëherë herë propozimet e PD-së në lidhje me ndryshimet në Reformën Zgjedhore.

Në këto propozime përfshihen listat e hapura, sistem proporcional kombëtar, numërim dhe votim elektronik si dhe votën e diasporës.

“Do të parashtroj pikat kryesore që PD ka depozituar tashmë pranë komisionit për Reformën Zgjedhore. Janë 4 çështje kryesore. Që në identifikimin e këtyre çështjeve jemi nisur nga interesi më i madh i shqiptarëve.

E para është ajo që ka të bëjë me listat e hapura. Propozimi ynë e parashikon më mënyrë të qartë se sistemi ynë në RSH do të duhet të jetë me lista të hapura. Do të jenë shqiptarët ata që do të përzgjedhin se kë shqiptarët duan të votojnë.

Së dyti propozimi ynë ka të bëjë me atë që duhet proporcional kombëtar që bazohet të barazia e votës. Vota e shqiptarëve do të duhet të jetë e barabartë dhe të ketë të njëjtën peshës. Shqipëria një zonë është sistemi më i thjeshtë që e optimizon dhe garanton këtë barazi të votës.

Çështje e tretë ka të bëjë me votimin dhe numërimin e elektronik. Shqipëria 2025 ka nevojë për votimin dhe numërimin e elektronik.

Çështja e katërt, është ajo që ka të bëjë me votën e diasporës. Është detyrim kushtetues. Kemi propozuar që çdo shqiptar që ndodhet jashtë territorit të republikës ka nevojë të votojë.’- tha Alibeaj

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026