Qeveria ”Kurti 2”, Nagavci: 5 ministre do të jenë gra, besoj se njëra do drejtojë ministrinë e Jashtme

18 Mars 2021 | 11:01

Arberie Nagavcinënkryetare e parlamentit në Kosovë tha për Euronews Albania se tashmë janë mandatet për të formuar qeverinë e re në Kosovë.

“Ne tashmë i kemi numrat për votimin e qeverisë, përveç 58 deputetë të LVV, janë edhe 2 deputetë, Emilia Rexhepi dhe Elbert Krasqini, pra janë 60 deputetë. Kemi 3 deputetë të tjerë nga komunitet jo shumicë jo serbe”, u shpreh zonja Nagavci.

Ajo tha më tej se emrat e rinj të kabinetit të qeverisë janë diskutuar në kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe është vendosur që të jenë 5 ministre gra nga 15 ministri gjithsej.

“Tashmë është publike që kuvendin do ta kryesojë zoti Glauk Konjufca”, tha zonja Nagavci.

Sa i përket postit të ministrit të Jashtëm, ajo tha se edhe këtë post beson se do e marrë një grua, por nuk u prononcua më gjatë për të dhënë një emër konkret.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026