Bedri Qorri është gjyqtari që do të gjykojë vrasjen e Klodian Rashës
Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin për dosjen e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Shorti për shqyrtimin e kësaj çështjeje i ka rënë gjyqtarit, Bedri Qorri.
Seanca paraprake është caktuar të zhvillohet më datë 26 mars, në orën 10:00, ku gjykata do të vendosë nëse do pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë për ta kaluar për gjykim këtë dosje.
25-vjeçari Klodian Rasha mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit të vitit të kaluar, pasi u qëllua me armën e shërbimit nga efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj.
Mbi ish-efektivin e forcave “Shqiponja” rëndon akuza e vrasjes me dashje.
Hetimet dolën në përfundimin se ditën që ndodhi ngjarja e rëndë viktima nuk ishte i armatosur dhe se arma që u gjet 200 metra larg vendit të ngjarjes nuk i përkiste 25-vjeçarit.
Lexoni gjithashtu:
Pistoleta nuk ishte e Klodian Rashës, Nevaldo Hajdaraj akuzohet për ”vrasje me dashje”
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.