Kosova raporton shifra të larta infektimesh me Covid-19

18 Mars 2021 | 15:24

Pandemia e Covid-19 në Kosovë vijon të mbetet shqetësuese sa i përket numrit të personave të infektuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik raporton se pesë qytetarë të prekur me coronavirus kanë ndërruar jetë në orët e fundit, kurse nga 4291 teste të kryera, 704 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Autoritetet kosovare thonë se deri tani kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit 1736 qytetarë, shifër kjo e lartë nëse krahasohet me numrin e të infektuarve.

Kryeqytetit i vendit, Prishtina është prekur më shumë nga pasojat e  Covid-19, ku vetëm në orët e fundit janë konfirmuar 265 raste të reja infektimesh.

Teksa vendet e tjera të rajonit vijojnë përpjekjet për të shtuar dozat e vaksinave kundër Covid-19, Kosova deri tani nuk ka bërë asnjë hap në këtë drejtim.

Autoritetet shtetërore ende nuk kanë afat të qartë se kur do mund të sigurojnë doza vaksinash, me qëllim nisjen e injektimit të tyre në kategoritë, që janë më të rrezikuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026