Memaliaj, zjarri djeg disa banesa në një pallat dykatësh

20 Janar 2024 | 11:03

Një vatër zjarri në një godinë dykatëshe kolektive ka dëmtuar disa banesa në qytetin e Memaliajt.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 05.00 të ditës së sotme kur zjarri përfshiu një prej banesave që ndodheshin në pallatin dykatësh për t’u përhapur më pas në pjesë të tjera të godinës.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Tepelenës, Memaliajt dhe Gjirokastrës mundësoi fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e banesave të pallatit.

Nga zjarri janë dëmtuar disa banesa në pallatin dykatësh. Të gjithë banorët e pallatit u evakuan deri në përfundim të operacionit dhe nuk pati të lënduar nga banorët. Dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë një furnelë elektrike në një prej banesave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026