”Jeni të humbur”, Rama sulmon rivalët politikë: Shkodrën e ka penguar tifozllëku

18 Mars 2021 | 16:28

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar një takimi me kandidatët për deputetë të qarkut Shkodër. Ai tha se kërkon nga qytetarët një shans tjetër, me qëllim vijimin e punëve të nisura jo vetëm në Shkodër, por në gjithë Shqipërinë.

Kryeministri hodhi akuza ndaj kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, për të cilin u shpreh se ka qëndruar indiferente dhe jo-bashkëpunuese në raport me planet, që ka synuar qeveria t’i zbatojë për këtë qytet.

“Duam një shans për të marrë në dorë realisht drejtimin e punës jo vetëm aty ku e kemi pasur dhe e kemi dhe ku punët falsin vetë, por edhe këtu, ku për fat të keq në Bashkinë Shkodër jemi ndeshur përballë murit qorr dhe shurdh të qeverisë vendore të Shkodrës”, tha ai.

Sipas kryeministrit, tifozllëku politik  ndaj Partisë Demokratike e ka penguar zhvillimin e mëtejshëm të kryeqendrës së veriut.

“Tifozllëku e ka penguar shumë Shkodrën”, shtoi ai.

Po ashtu, Rama kritikoi mitingjet e Partisë Demokratike, të cilat sipas tij nuk janë skena të denja për një parti politike, në kushtet kur Covid-19 vijon të marrë jetë njerëzish çdo ditë.

“Këto janë skena që nuk i takojnë një force politike, që e ka seriozisht të qenit alternativa e vendit. Ne nuk mund të asgjësojmë efektet e virusit sa hap e mbyll sytë, por jemi të detyruar të ecim në një ekuilibër mes masave shtrënguese dhe ekonomisë, për të mos e ndaluar frymëmarrjen”, tha Rama.

Ai kërkoi publikisht nga Partia Demokratike të vijojë fushatën e saj, por të veprojë brenda rregullave të vëna nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“Bëjeni fushatën, bëjini të gjitha, për të humbur se për të humbur keni. Keni për të marrë një humbje më dinjitoze”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026