Rusia shqyrton konfiskimin e pasurisë së kritikëve të ushtrisë

20 Janar 2024 | 15:10

Rusia do të debatojë për një projektligj, javën tjetër, që parasheh konfiskimin e parave, pronave dhe aseteve me vlerë të secilit që dënohet për përhapje të “gënjeshtrave” për ushtrinë e shtetit, ka thënë udhëheqësi i Dhomës së Ulët të Parlamentit, Vyacheslav Volodin.

Moska i ka bërë të paligjshme kritikat ndaj ushtrisë, pak pas nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, dhe i ka ndaluar mijëra kundërshtarë të konfliktit prej atëherë, shkruan REL.

Projektligji, i cili sipas mediave shtetërore gëzon mbështetjen e të gjitha fraksioneve parlamentare, do të prezantohet në Parlament të hënën.

“Secili që tenton të shkatërrojë Rusinë dhe ta tradhtojë atë, duhet të marrë ndëshkimin e merituar, dhe t’ia kompensojë pronën shtetit”, ka shkruar ai në Telegram.

Sopas Volodinit, masa synon të ndëshkojë ata që “hedhin baltë në shtetin tonë, ushtarët tanë dhe oficerët që po shërbejnë në operacionin special ushtarak”.

Akuza për përhapje të “informacionit të rremë” për ushtrinë, është e ndëshkueshme me burgim me deri 15 vjet, dhe është përdorur prej autoriteteve për të shtypur disidentët.

Sipas ligjit, informacioni për ofensivën në Ukrainë, që nuk e ka burim Qeverinë ruse, mund të konsiderohet “i rremë”.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026