Rithemelimi akuza Blendi Gonxhes: Po shkel ligjin, pronar kompanie private
5 ditë pasi nisi zyrtarisht detyrën në krye të ministrisë së Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, kanë mbërritur akuzat e para nga opozita për Blendi Gonxhen.
Zëdhënësja për Antikorrupsionin e Rithemelimit, Genta Vangjeli, përmes një deklarate për mediat dneoncoi ministrin e ri të kabientit Rama duke thënë se po shkel ligjin pasi vijon të jetë pronar i kompanisë së tij private.
“Sipas ekstraktit të lëshuar nga QKB më datë 19 janar 2024 subjekti tregtar Albarent shpk me status aktiv, vazhdon të ketë ka si pronar me 100% të kapitalit shtetasin ministër Blendi Gonxhja. Ajo që, si ministri, si shefi i tij Rama, por edhe Presidenti shpërfillin apo bëjnë sikur nuk e dine, është ligji i cili e thotë qartë në nenin 27, pika B dhe C. Bëhet fjalë për ligjin Nr.9367 për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, tha Vangjeli.
Vangjeli kërkoi nga Gonxhe që të japë dorëheqjen.
“Blendi Gonxhja, përpara marrjes së detyrës së ministrit duhej, ose të ishte vetëpërjashtuar nga shoqëria tregtare ose të refuzonte detyrën shtetërore. Njërën ose tjetrën. Blendi Gonxhja, duhet të japë menjëherë dorëheqjen nga funksioni publik”, nënvizoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq