Armët| Laci: Pas zbërthimit të celularit të kirurgut, mund të hapen hetime shtesë
Gazetari Dritan Laci është shprehur se nëse do të zbërthehen bisedat në WhatsApp të kirurgut Dervish Hasi, i cili abuzoi seksualisht me një 16-vjeçare, mund të ngrihen edhe akuza të tjera ndaj tij.
Komentet Laci i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se nga bisedat e tij mund të dalin të dhëna shtesë lidhur me hetimet që SPAK ka zhvilluar më herët ndaj tij, pas dyshimeve se ai furnizonte me eksploziv grupet kriminale.
Po ashtu, Laci tha se Hasi si punonjës në spital, mund të ketë marrë para nga pacientët kundrejt ofrimit të shërbimit, pasi sipas tij, është e vështirë të mbash në ditët e sotme 4 gra dhe t’u garantosh jetesë cilësore.
“Ka pasur disa histori të tjera. Nga hetimi me vajzën, mund të dalin edhe hetime të tjera, mund të happen edhe akuza të tjera për Dervish Hasin. Ai ka qenë dy herë i hetuar, një herë në vitin 2013 që i është vendosur një sasi tritoli në makinë dhe më vonë është hetuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që siguronte lëndën plasëse.
Ajo që duhet thënë është se nëse zbardhen komunikimet e tij në Whatsapp, nuk është çudi që aty të gjejmë edhe vepra të tjera penale. Mund të jetë në këtë rast mitomania.
Ne jetojmë në këtë shoqëri dhe është shumë e vështirë që të mbash një bashkëshorte në mënyrë dinjitoze. Ka edhe një gjë, ajo që unë them mitomania, pra nevoja për të gënjyer pa asnjë shkak, ne e dimë shumë mirë që në qendrat tona shëndetësore ku marrim kurim, shpesh kryesore është paraja. Paraja e ka kaluar në vlerë të dytë atë që quhet vlerë njerëzore”, tha Laci.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta