Abuzimi i 16-vjeçares, Laci zbulon kontaktin e parë të kirurgut me të miturën
Gazetari Dritan Laci është shprehur se kontakti i parë i mjekut kirurg me vajzën 16-vjeçare, me të cilën ka abuzuar seksualisht, ka qenë në vendin e punës së 42-vjeçarit, në Senatorium.
Komentet Laci i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se familja e vajzës nisi të vinte re ndryshime të shumta në sjelljen e të miturës, por e kishte të pamundur që ta ndante atë nga kirurgu, për një kohë të gjatë.
“Ne flasim për një histori poligamie, por të padeklaruar. Sepse Dervish Hasi ka edhe 3 gra të tjera, me të cilat ka 7 fëmijë. Rastin e vajzës, ajo që e bën më të rëndë, është se ngacmimi fillestar ka ardhur në vendin e punës së 42 vjeçarit.
Në moshën 14 vjeçare, kur vajza është paraqitur me gjyshen në Senatorium. Atje mjeku duhet të ketë një raport tjetër me klientët. Ai ka shfrytëzuar vendin e punës për të hyrë në një lloj marrëdhënie me vajzën, për ta future në një lloj indokrinimi të vazhdueshëm. Familja e vajzës ka parë një ndryshim të sjelljes së saj, të kodit të veshjes.
Nga një vajzë që në atë kohë ka qenë në klasën e 9-të. Vajza nis edhe të mbulohet dhe kjo kthehet në një shqetësim. Ajo që mëson familja pastaj është tronditëse. Që vajza ka krijuar marrëdhënie me një mjek që ka një diferencë të madhe moshe me të. Pavarësisht insistimit të familjes, ka qenë e vështirë për ta shkëputur lidhjen”, tha Laci.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren