Gjoba këmbësorëve në Durrës, Çaçellari tregon si procedon Policia: Paguhet në vend

21 Janar 2024 | 09:22

Në Durrës këmbësorët që thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor po gjobiten.

Raportohet se të paktën 30 qytetarë janë konstatuar nga blutë e qytetit bregdetar për shkelje të rregullave të sinjalistikës.

Në Durrës ka nisur vënia e gjobave për këmbësorët, të cilët nuk respektojnë vendkalimet e posaçme dhe shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Por si procedon Policia për vënien e gjobave dhe si ka qenë reagimi qytetar?

Detajet i jep Miludian Çaçellari, komandant shërbimesh pranë bluve të qytetit bregdetar.

“Masa vihet me numrin e ID të këmbësorit dhe shlyerja e gjobës bëhet në vend. Kemi vënë re një lloj ndërgjegjësimi, ndonëse mungon ende informacioni”, tha Çaçellari.

Referuar incidenteve rrugore, shpesh shkaku i shumicës së rasteve është pakujdesia e këmbësorëve.

Prandaj masat, përqendruar më shumë në këshillim sesa në ndëshkim, kanë synuar të sensibilizojnë qytetarët.

“Ne më shumë jemi fokusuar në këshillimin e këmbësorëve, pasi ka një numër të konsiderueshëm ngjarjesh rrugore ku ata janë të përfshirë dhe ka rezultuar se shkak ka qenë shkelja e rregullova të qarkullimit rrugor nga ana e këmbësorëve”, tha Çaçellari.

Çaçellari tregon rrugët më problematike në Durrës, ku qytetarët ndjejnë vështirësi në respektimin e rregullave të kodit rrugor.

“Ne kemi vënë re, që rruga ‘Adria’ është problematike. Është një rrugë e pajisur me sinjalistikë, me vendkalimi për këmbësorët, por prapë vëmë re që ka shkelje. Gjithashtu, raste të izoluara ka pasur edhe në rrugën interurbane Durrës-Tiranë. Ndonëse është e vështirë të kalohet trafikndarësi, gjithsesi prapë shkojnë e kalojnë”, tha Çaçellari.

Pra siç e thamë edhe më lart, rreth 30 këmbësorë janë gjobitur për mospërmbajtje të sinjalistikës rrugore, duke shfaqur pakujdesinë e tyre në rrugë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026