Gjoba këmbësorëve në Gjirokastër, policia nis disiplinimin e shkelësve të rregullave

16 Janar 2024 | 21:19

Policia rrugore në Gjirokastër kanë nisur ndëshkimin administrativ të këmbësorëve që shkelin Kodin Rrugor. Si pjesë e aksionit të ndërmarrë në rang vendi policia rrugore në Gjirokastër apelon për respektin e rregullave të qarkullimit edhe nga këmbësorët, të cilët në disa raste kthehen në shkaktarë të aksidenteve.

 “Për të thënë të drejtën këmbësorët nuk i respektojnë vendkalimet, e quajnë që duhet të kalojnë në çdo vend por normalisht duhet në vija të bardha se në radhë të parë është siguria e njerëzve, siguria e jetës së njerëzve , pastaj është detyrë e drejtuesit të mjetit  për tu dhënë përparësi këmbësorëve  por edhe vetë qytetarëve, duhet të jenë të ndërgjegjshëm  që aty ku nuk lejohet nuk duhet të kalojnë”,-tha specialisti i policisë rrugore Arten Hoxha.

Problematike për trafikun rrugor janë segmented në ndërtim e sipër në brendësi të qytetit të Gjirokastrës ndërsa përfaqësuesit e rrugores shprehen se do të rritin praninë në rrugët që po ndërtohen, duke parandaluar edhe aksidentet për këmbësorët

 “Deri tani nuk kemi konstatuar por do të vazhdojmë në vazhdimësi pa ndërprerje  përsa i përket këtyre shkeljeve, siç shikoni  nga punimet që ndjek firma për rehabilitimin e sheshit  të lagjes “18 Shtatori”  njerëzit nuk kanë ku të kalojnë dhe ne i kemi  toleruar për këtë shkak  por mendoj se këto ditë do të përfundojë  rruga dhe shkeljet që do të konstatohen  nuk do të tolerohen por do të ndëshkohen” ,-tha specialisti i policisë rrugore Arten Hoxha.

Vetëm gjatë muajit dhjetor 2023 Policia Rrugore në Qarkun e Gjirokastrës ndëshkoi me masa administrative 1 645 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026