Rreth 90 të vdekur nga stuhia polare që ka goditur SHBA

22 Janar 2024 | 07:46

Gati 90 persona kanë humbur jetën për shkak të motit të keq në të gjithë SHBA-në pasi vendi u godit nga stuhitë e egra të dimrit gjatë javës së kaluar.

25 persona kanë humbur jetën në Tenesi dhe 16 në Oregon, i cili mbetet në gjendje emergjente pas stuhive të forta të akullit.

Dhjetëra mijëra njerëz mbeten gjithashtu pa energji në një pjesë të madhe të vendit.

Një total prej 89 vdekjesh të lidhura me motin janë regjistruar në të gjithë vendin gjatë javës së kaluar, sipas një raporti të mbajtur nga CBS, partneri i BBC-së në SHBA.

Ndërsa numri i vdekjeve ka qenë më i madh në Tenesi dhe Oregon, viktima janë raportuar gjithashtu në Illinois, Pensilvani, Misisipi, Uashington, Kentaki, Wisconsin, Nju Jork, Nju Xhersi dhe gjetkë.

Në një incident në Portland, Oregon të mërkurën e kaluar, tre persona u goditën nga rryma për vdekje kur erërat e fuqishme shkaktuan rënien e një linje elektrik dhe goditën automjetin në të cilin po udhëtonin. Një foshnjë që ndodhej në makinë ka shpëtuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026