Rusia do të miratojë ligjin për njerëzit që kritikojnë ushtrinë
Në Rusi parlamenti do të miratojë një ligj të ri kundër kritikave ndaj ushtrisë. Sipas propozimit të deputetve ata që dënohen për shpifje ndaj ushtrisë do tu konfiskohet pasuria.
Qeveria ruse pritet të miratojë një ligj për të mos lejuar kritikat ndaj ushtrisë. Ligji parashikon konfiskimin e parave, pronave dhe gjithë aseteve me vlerë financiare për këdo që shpallet fajtor për përhapje të lajmeve të rreme ndaj ushtrisë së Federatës Ruse.
Projekti është prezantuar nga kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit. Sipas deputetëve të partisë së Putin, kushdo që do të flasë kundër interesave të Rusisë duhet të marrë ndëshkimin e merituar.
Ligji vjen pas rritjes së kritikave në shoqërinë ruse për kostot që po paguajnë njerëzit për luftën në Ukrainë. Që nga nisja e luftës, qeveria ruse nuk ka dhënë shifra të sakta për ushtarët që kanë humbur jetën në front dhe as për kostot që po paguan ekonomia ruse nga embargoja e SHBA dhe Bashkimit Europian.
Me ligjin aktual rus, akuza për përhapje të “informacionit të rremë” për ushtrinë, është e ndëshkueshme me burgim me deri 15 vjet. Me këtë ligj janë dënuar disa zëra kritikë kundër qeverisë, ndërsa me projektin e ri synohet tu merret edhe pasuria.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet