Tërmet i fuqishëm përgjatë kufirit mes Kinës dhe Kirgizisë

22 Janar 2024 | 21:11

Një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh ka goditur në zonën përgjatë kufirit mes Kinës dhe Kirgizisë, raportoi më 22 janar Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar për dëme të mëdha.

Televizionet lokale në kryeqytetin indian, Nju Delhi, raportuan se dridhje të fuqishme të tokës janë ndjerë në këtë qytet, që gjendet 1.400 kilometra nga epiqendra e tërmetit.

Tërmeti u regjistrua në orën 02:00, sipas kohës lokale, me një thellësi prej 27 kilometrash. Epiqendra e tërmetit raportohet të jetë në rajonin Ksinjiang të Kinës, 140 kilometra në perëndim të qytetit Aksu.

Pak kohë pas dridhjeve të para të tokës, edhe tri tërmete të tjera u regjistruan në këtë zonë, me 5.5, 5.1 dhe 5.0 shkallë të Rihterit.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha ka të ngjarë që të ketë viktima si pasojë e tërmeteve të fuqishme, edhe pse deri më tani nuk është raportuar për ndonjë viktimë në zonat malore dhe rurale që u goditën nga dridhjet e fuqishme të tokës.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, në veriperëndim të Kinës u vranë 148 persona dhe u zhvendosën mijëra të tjerë si pasojë e një tërmeti në provincën Gansu.

Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës në Kinë që nga viti 2014 kur mbi 600 persona u vranë në provincën Junan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026