Makina përplas protestuesit në Francë, vdes fermerja 30-vjeçare, të tjerë të lënduar

23 Janar 2024 | 15:21

Një tragjedi është regjistruar në protestën e fermerëve në Francë, kur një automjet ka vërshuar mes turmës që manifestonte kundër qeverisë, duke vrarë një grua dhe plagosur dy familjarë të saj. Fermerët protestojnë kundër reformimit të sektorit nga ekzekutivi, që sipas tyre u ka sjellë humbje.

Protestat e fermerëve në Francë morën një kthesë tragjike të martën pasi një makinë u përplas me një barrierë rrugore të ngritur nga demonstruesit në lokalitetin Pamiers, në jug të vendit. Për pasojë, një grua humbi jetën ndërsa e bija dhe bashkëshorti mbetën të plagosur.

Prokurorët kanë hapur një hetim mbi ngjarjen, ndërkohë që presidenti Emmanuel Macron ka shprehur ngushëllimet e tij në platformën “X”.

Qeveria franceze është kritikuar ashpër nga fermerët, të cilët kanë bllokuar rrugët në mbarë vendin, në shenjë proteste ndaj rënies së të ardhurave, rritjes së kostove dhe reformimit të sektorit.

Zyrtarë të niveleve të tjera kanë përfunduar gjithashtu në shënjestër të veprimeve të tyre. Në një lokalitet, protestuesit hodhën mbeturina përpara selisë së prefekturës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026