Kryeministri i ri i Francës emëron ish-të dashurin si ministër të Jashtëm

12 Janar 2024 | 12:56

Kryeministri i ri i Francës, 34-vjeçari Gabriel Attal, i njohur tashmë dhe si kryeministri i parë homoseksual në Francë ka zgjedhur kabinetin e tij qeveritar.

Sipas mediave të huaja, Stéphane Séjourné, i cili dikur ishte partneri i kryeministrit, u emërua nga Attal si ministër i ri i jashtëm i Francës, duke zëvendësuar Catherine Colonna.

Po ashtu, disa nga ministrat e tjerw qw u rikonfirmuan në postet qeveritare janw Darman, ministër i Brendshëm dhe Dupond-Moretti ministër i Drejtësisë, Bruno Le Maire mbajti postin e tij si ministër i Financave dhe Sébastien Lecornu mbetet ministër i Mbrojtjes.

Disa nga gratë e nominuara në postet e kabinetit përfshijnë ish-ministren e drejtësisë Rachida Dati si ministre e re e kulturës. Dati, e cila shërbeu si ministre e drejtësisë nën ish-presidentin Nicolas Sarkozy , duhej të largohej nga partia konservatore Les Républicains për të marrë postin e saj të ri.

Catherine Vautrin u emërua ministre e shëndetësisë dhe punës, Amélie Oudéa-Castéra do të drejtojë ministrinë e arsimit dhe Sylvie Retailleau do të drejtojë arsimin dhe kërkimin. Prisca Thevenot, më parë zëvendësministre e Rinisë, u emërua zëdhënëse e qeverisë.

Emërimet e tjera të kabinetit të shpallura të enjten përfshijnë:

Ministri i Bujqësisë: Marc Fesneau

Ministri i Mjedisit: Christophe Béchu

Ministrja e barazisë gjinore: Aurore Bergé

Zëvendësministre për marrëdhëniet parlamentare: Marie Lebec

Presidenti francez Emmanuel Macron zgjodhi Attal, një 34-vjeçar besnik me njohuri mediatike, për t’i dhënë frymë të re mandatit të tij të dytë.

Sipas sistemit francez, presidenti përcakton politikën e përgjithshme ndërsa kryeministri është përgjegjës për zgjedhjen e një kabineti dhe menaxhimin e e qeverisë.

Një qeveri e re franceze shpallet zyrtarisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Pallatit Élysée. Alexis Kohler e bëri njoftimin nga Jardin d’Hiver (Kopshti Dimëror) i pallatit presidencial.

Emërimi i tij dërgoi një sinjal se ndryshimi ishte duke u zhvilluar, me Macron duke u përpjekur të rindërtojë qeverinë e tij pas një viti trazirash mbi reformën e diskutueshme të pensioneve dhe një ligj emigracioni që kritikët thanë se i bënte shumë lëshime të djathtës ekstreme.

Pas emërimit të tij të martën, Attal premtoi të jetë i guximshëm për të ndihmuar klasën e mesme të përballojë koston dhe rritjen e kostove të jetesës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026