Ministri Pandeli Majko i bindur: PS fiton zgjedhjet, Bozo dhe Çomo vlerë e shtuar
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko foli për garën zgjedhore parlamentare të 25 prillit. Ai tha për Euronews Albania se renditja e tij në pozitën e 19 në qarkun e Tiranës nuk duhet parë si dramë, por si një parim, i cili është aplikuar edhe për emra të tjerë brenda familjes së Partisë Socialiste.
“Mendoj se kjo pyetje për të qenë bashkëdrejtues i fushatës është sqaruar më së miri, qoftë nga drejtuesi i PS, qoftë nga drejtuesi i fushatës Veliaj, unë do bëj punën time dhe besoj që vendi im i 19-ti i dedikohet një parimi, i cili është ndjekur si për shumë emra të tjerë në PS. Nuk mendoj se duhet parë si një dramë e jashtëzakonshme”, tha ai.
Gazetarja Loneta Progni pyeti z. Majko se si po e zhvillon fushatën elektorale në terren, ndërsa për këtë ministri shtoi se po kërkon votë për vete dhe për Partinë Socialiste, e cila në fletën e votimit do ketë numrin 12.
“Qëllimi është të fitojmë zgjedhjet e 25 prillit. Uroj të fitojë më i miri. Po kërkojmë votë për numrin rendor dhe po kërkojmë votë për numrin 12”, tha ai.
Ai tha se futja në listë e inxhinieres Luljeta Bozo dhe ish-shefes së Spitalit Infektiv Najada Çomo do t’i japin vlerë të shtuar Partisë Socialiste.
“Dy zonjat e nderuara i japin emër PS. Ata nuk kanë ardhur në PS për të marrë emër. Ato janë dy profesioniste, të cilat kanë vendosur emrin e tyre në profesionin e tyre, kështu që vendosja e tyre në lista të PS i japin vlerë PS’, shtoi ai.
Ministri Majko tha se Partinë Socialiste ka prioritet fitoren e zgjedhjeve, por nuk pranoi të flasë për numër mandatesh.
“Unë dëshiroj t’ju them se nuk i kam qejf matematikat, por ne është e rëndësishme që të fitojmë zgjedhjet. Ajo që është e rëndësishme për ne, nuk është vetëm diskutim i matematikës, por vlerësimi i situatës në përgjithësi”, shtoi Majko.
Në lidhje me pjesëmarrjen e kreut të Vetëvendosjes në Shqipëri, ku ka bërë thirrje që të votohen më 25 prill emrat e mbështetur nga kjo parti, z. Majko bëri këtë koment:
“Mendoj se Kurti ka një prioritet, prioritet i tij është të krijojë qeverinë e Kosovës dhe të drejtojë me sukses qeverisjen e Kosovës”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Pandeli Majko për Euronews Albania: Veprimi i Vuçiç, provokim i nivelit të lartë
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)